Makinës Lard Rover Series II, që është prodhuar më 1958, i janë vënë poshtë zinxhirët sikur të tankeve, që ia mundësojnë kalimin nëpër të gjitha terrenet.
Vetura që është e lartë mbi dy metra, lejohet të vozitet nëpër rrugë të zakonshme, ndërsa nuk i paraqet probleme kalimi nëpër lumenj, këneta apo moçale, transmeton Telegrafi.
Megjithëse është punuar para shumë kohe, ky Land Rover është ende në gjendje të rregullt dhe e gatshme të vozitet.
Të interesuarit për këtë makinë, që është një ndër gjashtë që e kanë këtë pajisje lëvizëse, pritet të shitet në ankand për 60 mijë euro apo edhe më shtrenjtë. /Telegrafi/