Telegrafi

Tanku i ushtrisë shkeli civilët në Turqi

Incizime të shumta nga nata kur u tentua grusht shteti në Turqi janë publikuar në rrjetet shoqërore, ndërsa në mesin e tyre janë disa edhe mjaft shokuese.

Në njërin nga këto incizime duket një tank duke shkelur njerëzit.

Lexo po ashtu Bilanci i puçit ushtarak, 60 të vdekur – rreth 150 të plagosur

Gjatë tentimit të puçit tanket kanë hyrë në rrugët e Stambollit dhe Ankarasë, ndërsa në xhirim shihet një makinë e blinduar se si kalon nëpër masën e njerëzve dhe pas vetes lë trupa të gjakosur në tokë.