Në Minsk të Bjellorusisë, një tank ka goditur shtyllën e ndriçuesit publik, gjatë ushtrimeve për një paradë.
Megjithëse do të duhej të ishte e aftë edhe për terrene të vështira, makina ushtarake ka rrëshqitur në asfaltin e lagur, transmeton Telegrafi.
“Sikur të ishte në luftë, kundërshtarët do qeshnin me këtë tank e jo të mbroheshin”, është një nga komentet e shumta lidhur me rastin.
Shikuesit e kanë komentuar këtë si dështim shtetëror, e jo vetëm si humbje kontrolli nga ushtari që po e drejtonte. /Telegrafi/
https://youtu.be/78w9U_4zQ1U