Site icon Telegrafi

Tanket dhe trupat amerikane në Poloni janë kërcënim, thotë Rusia

Rusia thotë se ka përcjellë arritjen e më shumë se 300 trupave ushtarake amerikane në Poloni, duke e quajtur këtë veprim si kërcënim.

Trupat janë pjesë e reagimit të presidentit Barack Obama për të siguruar aleatët e shqetësuar të NATO-s në lidhje me një Rusi më agresive.

Ky është përforcimi më i madh ushtarak amerikan në Evropë prej dekadash.

Zëdhënësi i presidentit Putin, Dmitry Peskov, i tha BBC-së se lëvizja “kërcënon interesat tona dhe sigurinë tonë”.

“Është një vend i tretë që ka ndërtuar praninë e tij ushtarake në kufijtë tanë në Evropë”, tha ai. “Ky madje nuk është as vend evropian”, ka shtuar më tej, transmeton KosovaPress.

Exit mobile version