Mirë është që partitë politike me ndërmjetësimin e bashkësisë ndërkombëtare, tashmë kanë arritur marrëveshje lidhur me çështjen për Listën zgjedhore edhe pse akoma nuk ka konfirmim zyrtar, por duhet të merret parasysh që për vendimet të cilët janë marrë vesh duhet të ketë ndryshime ligjore që të mos vijë deri te ndonjë vakum juridik ose keqpërdorim eventual, ka thënë Tanja Altanxhieva, ish anëtare e KShZ, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Ajo po ashtu ka theksuar se duhet të bëhet kujdes për ata 40 mijë votues të cilët do të fshihen nga lista nëse për to nuk ka verifikim, që mos tu merret e drejta kushtetuese për votë.
Altanxhieva thekson se pastrimi i konfuzionit me numrat për atë se sa dhe nëse ka votues fantazmë është element i rëndësishëm në realizimin e zgjedhjeve e me këtë edhe për daljen nga kriza politike. Ajo po ashtu përkujton të mos harrohen të kontrollohen edhe paraqitjet nga qytetarët pas shqyrtimit publik në ueb aplikacionin e KShZ./Telegrafi/