Aeroplani më i madh në botë është aq i madh, sa ka nevojë për dy “dy pjesë” me kabinete të veçanta – dhe jo vetëm për këtë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ai është quajtur Stratolaunch dhe është projektuar për të nisur raketa në hapësirë në atë që njihet si orbitë e ulët e Tokës.
Siç thuhet më tej, shumica e fluturimeve hapësinore, si dhe satelitët dhe Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor, janë në orbitën e ulët të Tokës.
Qëkur u zbulua në qershor të vitit 2017, Stratolaunch ka pësuar një sërë testesh përpara se të bëjë fluturimin e parë në vitin 2019.
Dhe të hënën, faqja në Yotube Stratolaunch postoi një video të testeve të pistës nga të cilat thuhet se shihet aeroplani që arrinte një shpejtësi maksimale prej rreth 74km/h.
Qëllimi kryesor i testit të fundit, i cili u zhvillua në Mojave Air dhe Portin Hapësinor të Kalifornisë, ishte të vendoste aftësinë e avionit për të drejtuar dhe për të ndaluar lëvizjet e tij.
Mediat më herët kanë raportuar se ky aeroplan jo më kot ka fituar epitetin e aeroplanit më të madh në botë, krahët i ka 117 metra të gjerë, kurse gjatësia e tij është plot 73 metra.
Kurse kur është fjala për peshën e tij ai është i rëndë 230 tonë, por mund të transportoj pajisje të ndryshme që kanë të njëjtën peshë.
Gjithashtu ishte shtuar se Stratolaunch do ta vënë në funksion gjashtë motorë të aeroplanit Boeing 747, dhe do të jetë i lartë 15 metra dhe do të mund të bartë peshë deri në 250 mijë kilogramë.
Fluturaken më të madhe në botë e ka shpikur Paul Allen, njëri nga themeluesit e kompanisë prestigjioze Microsoft. /Telegrafi/