Site icon Telegrafi

Tanimë edhe zyrtare: Meshkujt me mjekra janë më tërheqës

Tani mund të themi se edhe zyrtarisht dihet se meshkujt me mjekra janë më joshës se meshkujt pa mjekra.

Të paktën kështu thotë studimi i publikuar në “Journal of Evolutionary Biology”, i cili ka kërkuar nga 8,500 gra të tregojnë se cilët meshkuj i preferojnë: ata me mjekra apo ata pa mjekra.

Rezultatet kishin qenë mahnitëse: secila nga gratë e anketuara i kishin preferuar meshkujt me mjekra.

Hulumtuesit kanë treguar se mjekra është karakteristikë mashkullore dhe ndërlidhet me nivelet e testosteronit. /Telegrafi/

 

Exit mobile version