Site icon Telegrafi

Tani po i shet bikinit e reçipetat, dikur Samantha Fox ishte shpallur femra më e bukur e të gjitha kohërave

Në vitin 2006, ajo u cilësua si “femra me gjinjtë më të mirë të të gjitha kohërave”.

Samantha Fox ishte një nga femrat më të dëshirueshme të sekullit të kaluar. Ajo filloi karrierën si modele gjersa në vitin 1986 iu fut botës së muzikës.

Ylli i mëparshëm vendosi për një hap të ri. Ajo po shet reçipeta, korse dhe veshjet që mbante gjatë pushimeve verore.

“Pjesët e veshjeve vijnë me nënshkrimin e Samanthas dhe një fotografi që vërteton origjinalitetin e artikujve”, thotë përshkrimi.

Sytjenat mund të gjenden me çmime prej 100 eurove ndërsa bikinit e veshur gjatë filmimit të ‘I am Celebrity’ tashmë janë shitur për gati 300 euro. /Telegrafi/

Exit mobile version