A keni qenë ndonjëherë shumë i zënë dhe nën presion të kohës, dhe papritur ju kujtohet se duhet të bëni pagesën e energjisë elektrike, ujit apo internetit? E më e keqja ndodh atëherë kur nuk e keni afër asnjë pikë pagese.
Përveç këtyre pagesave janë edhe një numër i madh i pagesave të llojeve të ndryshme të cilat duhet t’i bëjmë secili në baza ditore e mujore, të cilat për t’i përfunduar shpesh duhet të presim në radhë të gjata, gjë e cila padyshim nuk dëshirojmë të na ndodhë.
Një lajm i mirë rreth kësaj është se një numër të madh të pagesave dhe shërbimeve tjera tani mund të kryhen edhe në Capital Ria. Për të shmangur të gjitha ato probleme deri te pagesat, tani ato mund t’i kryeni në Capital Ria e cila është e shtrirë në tërë territorin e Kosovës, dhe atë me provizionet më të lira në treg ( duke pasur parasyshë qe pagesat e KECSO-s, Ujesjellësit, Kujtesa etj janë pa provizion).
Capital Ria është Institucion financiar jo bankar i themeluar në Kosovë dhe i licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK) në kryerjen e aktivitetetit të transferit nderkombetar të parave permes Ria Money Transfer, arkëtimin e pagesave dhe këmbimin valutor.
Në Capital Ria mund të kryeni të gjitha pagesat më poshtë:
Pagesat e faturave të energjisë elektrike (KESCO),
Pagesat e Ujësjellësit Rajonal Prishtina,
Pagesat e Ujësjellësit te Radoniqit,
Pagesat për Ministrinë e Punëve të Brendshme,
Pagesat për Ministrinë e Infrastrukturës,
Pagesat Komunale,
Pagesat për Administratën Tatimore,
Pagesat e dënimeve në trafik,
Pagesat për Universitetet Publike dhe Ministrisë së Arsimit,
Pagesat për Kompanitë e Sigurimeve,
Pagesat per Kujtesa,
Antarësimin dhe pagesat për TAK etj.
Qëllimi i Capital Ria është të ofroj kushte sa më të përshtatshme në kryerjen e këtyre shërbimeve me qëllim që tu mundësojë qytetarëve dhe bizneseve shërbime të shpejta, të sigurta dhe të lira.
Për më shumë informata mund të kontaktoni: +38349197999 ose email: info@capital-ks.com.