Google Maps po bëhet më funksional për bizneset. Vitin e kaluar, Google filloi të rregullonte një veçori që i lejonte përdoruesit ti shkruanin bizneseve përmes llogarive të tyre të Google. Tani, Google po e sjell këtë veçori në Google Maps.
Për ti shkruar një biznesi me Google Maps, gjithë çka duhet të bëni është të shtypni pullën e menusë, më pas të shkoni tek “Mesazhet” dhe do të keni mundësi të shihni mesazhet me bizneset pa u larguar nga aplikacioni Maps.
Natyrisht, jo të gjitha bizneset do të marrin pjesë në veçoritë e reja – dhe ata që janë pjesë e shërbimit do të duhet të drejtohen në sistemin e verifikimit dhe aplikacioneve të Google “My Business”, të regjistrohen për të dërguar dhe marrë mesazhe.
Qëllimi, thotë Google, është të ndihmojë bizneset “të qëndrojnë në kontakt me klientët e tyre në kohë reale dhe në lëvizje”.
Përditësimi është duke u përgatitur në Google Maps në platformat Android dhe iOS, kështu që nëse nuk e shihni ende, mund të keni nevojë ta përditësoni aplikacionin – ose të prisni derisa Google të ketë shtyrë versionin e përditësuar në pajisjen tuaj.
Google thotë se do të rrotulloj veçorinë në vendet jashtë SHBA-së, me kalimin e kohës. /Telegrafi/