Site icon Telegrafi

Tani mund të vizitoni zyrën e Hitlerit në bunker, ku kishte kryer vetëvrasje (Foto)

Për 12 euro ju mund të vizitoni zyrën e Hitlerit në bunker, aty ku ai kaloi momentet e fundit të jetës.

Dhjetëra gazetarë kanë vërshuar në ditën e parë të hapjes së “Berlin Story Bunker”.

Në fakt nuk është bunkeri origjinal, por një imitim i tij.

Bunkeri i ri është në një ish-strehë kundër-ajrore, rreth 2 kilometra larg vendit ku ishte bunkeri origjinal, i shkatërruar disa vite më parë.

Por vendimi për të hapur një bunker me reliktet e diktatorit nuk është pritur mirë nga disa.

Kuratori thotë se ata nuk po bëjnë një shfaqje në nderim të Hitlerit, transmeton mapo.

Ngjitur me bunkerin gjendet edhe një muze i quajtur Topografia e Terrorit, që dokumenton krimet e nazistëve.

Exit mobile version