Site icon Telegrafi

Tani kur nuk ka qarkullim të madh të anijeve për shkak të coronavirusit, rojet bregdetare në Itali hasin në një balenë 20 metërshe

Rojet bregdetare të Italisë gjatë patrullimit me helikopter, kanë hasur në një balenë 20 metërshe pranë ishullit Elbe në arkipelagun e Toskanës.

Videon e kanë publikuar në rrjetin social Facebook, ku përbri saj kanë shkruar se kanë hasur në balenën në kohën kur kjo krijesë pikërisht nuk i frekuenton këto ujëra pranë ishujve, transmeton Telegrafi.

Disa ditë më herët, dy balena tjera janë parë duke notuar njëra pranë tjetrës në jug të Italisë, mes brigjeve të Kalabrisë dhe Sicilisë.

E kjo lëvizje dhe shfaqje e shpeshtë e balenave po ndodh si rezultat i pandemisë së coronavirusit, ku masat mbrojtëse siç është kufizimi i lëvizjes dhe ndalimi i të gjitha llojeve të trafikut ua ka mundësuar të jenë më të lirë për të notuar. Me një fjalë sa më pak anije, aq më shumë shfaqen mbi sipërfaqen e ujit /Telegrafi/

Exit mobile version