Site icon Telegrafi

Tani keni shansin për të zotëruar një Shelby Mustang GT500

Në vitin 2022, Ford dhe Hertz njoftuan një marrëveshje që solli modelin Shelby Mustangs në “flotën” e kompanisë, duke e ofruar atë me qira.

Disa nga ato vetura ishin GT500 të modifikuara në 900 kuaj fuqi.

E me sa duket, flotës po i vjen fundi, në atë moment që veturat do të dalin në shitje, përcjell Telegrafi.

Nuk dihet ende se sa kushton një Mustang i përdorur me qira.

Priten përditësime dhe njoftime nga kompanitë. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version