Newcastle United thuhet se po lufton për të marrë Erik Ten Hag nga Ajaxi, pasi trajneri holandez i vlerësuar heziton të hyjë në një skuadër që gjendet në zonën që shpijen në Championship.
Ten Hag aktualisht është në krye të Eredivisie dhe grupit të tyre të Ligës së Kampionëve, me një rekord të 100 për qind pas tre ndeshjeve.
Kjo është në kontrast të fortë me një skuadër të Newcastles që është ende në pritje të fitores së parë të sezonit pas humbjes 3-0 në shtëpi ndaj Chelsea të shtunën.
Mirror raporton se qasja e Newcastle për Ten Hag është e komplikuar nga kërkimi i Barcelonës për një trajner të ri pas largimit të Ronald Koeman dhe perspektivës së interesit të mundshëm nga Manchester United, nëse ata heqin dorë nga Ole Gunnar Solskjaer.
“A do të jetë Liga e Kampionëve apo kampionati? Kjo është pyetja që shqetëson Ten Hagen”, ka thënë një burim i The Mirror.
“Për momentin, ai është në krye të grupit me Ajaxin në Ligën e Kampionëve dhe mund të jetë i sigurt se do t’i çojë ata në fazën e eliminit direkt në vitin 2022”.
Nëse Ten Hag transferohet në St James’ Park, ai mund të marrë pagë rreth dy milionë funte në vit – pesë herë më shumë se sa paguhet aktualisht te Ajaxi. Ai gjithashtu ka të ngjarë të ketë një buxhet të madh transferimi për të ndërtuar skuadrën që dëshiron.
51-vjeçari është padyshim një njeri i kërkuar pasi refuzoi ofertën për të zëvendësuar Jose Mourinhon si trajner i Tottenham Hotspur gjatë verës, si dhe punë në Gjermani dhe Itali.
Newcastle do të shpresojë që sigurimi i shërbimeve të Marc Overmars si drejtor i futbollit do të rrisë shanset e tyre për të marrë Ten Hagen, por ata gjithashtu kanë Lucien Favre dhe Paulo Fonseca në listën e tyre të ngushtë menaxheriale.
Graeme Jones është aktualisht në krye të përkohshëm të skuadrës, pasi kërkimi i Magpies për fitoren e parë të sezonit në Ligën Premier vazhdon me një udhëtim në Brighton & Hove Albion të shtunën e ardhshme. /Telegrafi/