Site icon Telegrafi

“Tani jemi të lirë”, Sanchez i filloi stërvitjet me këngën e ‘Gladiatorit’ që besohet se është dedikim për Mourinhon

Foto: AS

Alexis Sanchez ishte një nga ata lojtarët me të cilët Jose Mourinho besohet se nuk ka pasur raporte edhe aq të mira.

Kiliani është aktualisht i lënduar dhe po kalon në një fazë të rikuperimit, por si lojtar i nivelit të lartë që është ai përbën lajm edhe kur është jashtë fushës së blertë.

30-vjeçari filloi stërvitjet të shtunën me entuziazëm, i cili duket se ishte dedikim për Jose Mourinon që u shkarkua nga detyra e trajnerit.

Sanchez i lumtur në stërvitjen

Sulmuesi teksa po bëhej gati për stërvitje në qendrën Carrington në veturën e tij kishte lëshuar këngën e filmit ‘Gladiator’, “Now We Are Free”, që në shqip i bie “Tani jemi të lirë”.

Duket se Sanchez është i lumtur që më në fund është liruar nga urdhrat e Special Ones dhe mezi po pret të luajë me Ole Gunnar Solskjaer.

Lexo po ashtu Sanchez vuri bast me Rojon, fiton 20 mijë funte pas shkarkimit të Mourinhos

Ish-lojtari i Arsenalit këtë sezon ka shënuar vetëm një gol në 12 paraqitje në të gjitha garat.

Ai iu bashkua Djajve të Kuq në janarin e 2018 nga Topçinjtë, si pjesë e marrëveshjes së shkëmbimit me Henrikh Mkhitaryan. /Telegrafi/

Exit mobile version