Site icon Telegrafi

“Tani jemi dy që duhet të na kenë frikën” – Ibrahimovic për kalimin e Mandzukic te Milani

Zlatan Ibrahimovic ka thënë se është i lumtur që e sheh Mario Mandzukicin duke iu bashkuar Milanit dhe së bashku kundërshtarët duhet të ju kenë frikën.

Sulmuesi suedeze është në më të mirën e tij dhe kjo u konfirmua edhe në ndeshjen ndaj Cagliaarit që shënoi të dy golat në duelin e të hënës mbrëma.

Ibrahimovic ka shkuar në kuotën e 12 golave në Serie A në vetëm tetë ndeshje të zhvilluara.

Lexo po ashtu Mario Mandzukic ka arritur te Milani për t'i kompletuar testet mjekësore

“Jam shumë i lumtur”, ka thënë suedezi për Sky Sports. “Tani dy nga ne që kundërshtarët duhet të na kenë frikën”.

“Tani për tani, ne jemi duke bërë mirë. Ne jemi në gjysmë të rrugës dhe ndeshjet sa shkojnë e bëhen më të vështira”.

“Do të jetë një pjesë e vështirë, por me Mandzukicin e Mieten, do të kemi dy përforcime të mëdha”, ka shtuar më tej Ibrahimovic. /Telegrafi/

Exit mobile version