Fillimi i shtatorit, nga disa mund të merret si nisja e vjeshtës, megjithatë, në vendin tonë, temperaturat e larta gjatë ditës dhe disi më të ulëta pasdite, na japin mundësinë të eksplorojmë pak me veshjet
Kjo është koha më e mirë për të veshur bluzën e shkurtër crop-top, por me mëngë të gjata, apo për të kombinuar një bluzë të shkurtër me një xhaketë vjeshte.
Eksperimentoni me garderobën tuaj duke marrë më të mirën e dy botëve (stinëve).
Kombinimi klasik: Një bluzë e shkurtër dhe xhinse me shtat të lartë, pas trupit:
Merrni një golf të vjetër nga veshjet e dimrit dhe rikrijoni këtë veshje minimaliste, por shumë elegante:
Pantallona të shkurtra + Bluzë e shkurtër me mëngë të gjata: Për të thyer paksa kombinimin e zakonshëm: xhinse të gjata dhe bluzë e shkurtër, provoni të bëni këtë kombinim ku ka mëngë të gjata:
Ju mund të lidhni ose të prisni një këmishë të vjetër dhe të dukeni kështu:
Për një pamje më klasike, kombinimi i fundit midi (treçereksh) ose/dhe i stilit bodycon (pas trupi) nuk zhgënjen kurrë:
Me bluzat e shkurtra dhe të gjera, mund të krijoni gjithashtu një pamje casual dhe të dukeni bukur dhe rehat me veshjen tuaj:
Një nga modelet më të përdorur të këtij viti, kanë qenë bluzat e shkurtra me mëngë të fryra, si kjo me të cilën shfaqet Kourtney, thuajse pa asnjë aksesor dhe me xhinse: