Një vajzë dy-vjeçare i ati i së cilës vdiq kur ata u përfshinë nga valët e detit, derisa ishin në pushime në Cornwall, Angli, ka vdekur gjithashtu pesë ditë më vonë.
McKayla Bruynius u gjet në vështirësi me të atin Rudy pasi valët e sulmuan Plazhin Fistral, Cornwall, dhe ata u përplasën për një shkëmb, përcjell Telegrafi.
Bruynius, një kopshtar nga Surrey, u dërgua në spital, ku ai u shpall i vdekur. E McKayla ishte në gjendje kritike në spital, por vdiq mbrëmë.
Nëna e McKayla, Lisinda, e cila ka dy fëmijë të tjerë, u përfshi gjithashtu në sulmin e valëve, por u nxor jashtë e gjallë.
E një mik i familjes, Terri Anne-Remant, ka shkruar: “McKayla tani pushon e qetë së bashku me babin e saj. Pusho engjëlli i vogël. Do të na mungosh, sa që nuk ka fjalë që mund ta përshkruajë. Të gjitha lutjet tona tani janë për Lisinda dhe djemtë”. /Telegrafi/