Shërbimi RI japonez ka tërhequr shumë vëmendjen e publikut për shkak të asaj që ofron.
Gjegjësisht, ajo u ofron kompanive dhe individëve privatë njerëz të trashë me qiradhënie, ata që peshojnë mbi njëqind kilogramë, paguhen 14 euro në orë.
Emri i shërbimit është Debucari, dhe menjëherë u ofruan disa arsye për të cilat dikush dëshiron të punësojë një person me mbipeshë.
Këto përfshijnë punësimin e njerëzve për të xhiruar reklama ose si modele për veshje të rrobave me përmasa të mëdha, transmeton Telegrafi.
Debucari tashmë ka aktivizuar ofertën e saj për njerëz të trashë në disa qytete të mëdha japoneze, duke përfshirë Tokion, Osaka dhe Aichi. /Telegrafi/