Telegrafi

“Tani e di pse Barcelona është më shumë se një klub”, fjalët e Lewandoëskit pasi fitoi “Këpucën e Artë”

Robert Lewandowski ishte i gjithë buzëqeshur dhe pozitiv teksa mori çmimin “Këpuca e Artë” në një ceremoni në Barcelonë.

Ish-sulmuesi i Bayern Munichut fitoi Këpucën e Artë për sezonin 2021/22 pasi shënoi 35 gola dhe mori 70 pikë.

Pas fitoi çmimin, polaku foli për madhësinë e Barcelonës dhe parashikoi se ata do të përmirësohen vitin e ardhshëm.

Lewa foli edhe për jetën në klubin e tij të ri dhe optimizmin e tij për të ardhmen.

Duke shkuar në pushimin e Kupës së Botës, skuadra e tij e re është në krye të La Ligas, por u eliminua nga Liga e Kampionëve në fazën e grupeve.

“Jam i sigurt se viti i ardhshëm do të jetë shumë i mirë”, ka thënë fillimisht Lewandowski.

“Tani e di pse Barcelona është më shumë se një klub dhe është shumë e rëndësishme”.

“Ne jemi në rrugën e duhur, ajo që ndodhi dje [fitorja e kthimit në Osasuna] ishte e mirë, këto ndeshje tregojnë dëshirën që kemi për të fituar”, përfundoi polaku. /Telegrafi/