Telegrafi

Tani avionët mund të zbresin edhe në akull (Foto/Video)

Një avion “Boeing 757” është avioni i parë me pasagjerë që është ulur në Union Glacier, megjithëse avionë ushtarakët janë ulur shumë herë në këtë pistë të akullt të Antarktidës.

Avioni i linjës ajrore “Loftleidir Icelandic” është ulur në kontinentin e Polit të Jugut, duke i sjellë turistët më afër se kurrë.

Pista me akullin blu formohet kur bora bie mbi akullnajë, dhe pasi ngjeshet kristalizohet.

Sipas një deklarate të bërë nga kompania, ulja e avionit të enjten e kaluar u bë për të testuar aftësinë e mjetit ajror për të zbritur në një pistë të tillë.

Zakonisht kur avionët mbërrijnë nga Kili në Union Glacier, mbajnë në bord vetëm ngarkesa dhe staf të reduktuar.