Telegrafi

Tani ai ka një nga pagat më të ulëta në Chelsea, por James do të nënshkruajë një marrëveshje të re me rritje të ndjeshme

Reece James ka rënë dakord për kontratën e re me Chelsean, duke e bërë atë mbrojtësin më të paguar në historinë e klubit, shkruan The Athletic, që nuk e ka specifikuar shumën.

Anësori i djathtë anglez, do të nënshkruajë një kontratë shumëvjeçare në ditët në vijim me Chelsean.

The Athletic thekson se ai tani ka një nga pagat më të ulëta në ekip, por me paraqitjet e tij të mira ka bërë që të marr një rritje të konsiderueshme me kontratën e re.

Manchester City dhe Real Madrid e kishin në listën e tyre të dëshirave, por pronari i Chelsea, Todd Boehly reagoi shpejt dhe i ofroi James një kontratë të re.

James është prodhim i shkollës së futbollit të Chelsea. Klubi londinez e dërgoi atë në huazim te Wigan për një vit, ndërsa pjesën tjetër të kohës ai u zhvillua brenda klubit.

Transfermarkt e vlerëson vlerën e tij në 60 milionë euro dhe trajneri Thomas Tuchel e sheh si lojtar të formacionit, ku këtë sezon në katër ndeshje, James shënoi një gol dhe asistoi një herë. /Telegrafi/