Telegrafi

Tango i parë në Kinë

Departamenti kinez i Microsoft e ka caktuar një konferencë për 21 marsin, ndërsa ftesat tashmë janë dërguar. Kjo është edhe paraqitja zyrtare e Windows Phone në tregun më të madh botërorë të celularëve – Kinë. Blerja e aplikacioneve përmes Marketplace nga Kina ende nuk është mundësuar, por Microsoft ka kohë që po pranon aplikacionet e zhvilluesve kinez përmes App Hub. Para vet konferencës së Microsoftit, HTC qysh tani ka paralajmëruar versionin e Titanit për Kinë. Celulari do të shitet në emrin Triumph, e do të shitet me përditësimin me emër të koduar Tango.

Pak kohë pas lajmërimi nga Microsoft për vënien në dispozicion të këtij SO, Nokia pritet të lansoj linjën e vet të celularëve në Kinë. Konferenca do të mbahet me 28 mars, ndërsa pritet që prodhuesi finlandez në ofertë për këtë treg do të përfshij tri modele – Lumiat 610, 800 dhe 900. /Telegrafi/