Kryeministri Zoran Zaev sot ka realizuar takim me Lilijana Tangi, deputete në Kuvendin e Francës, e cila ishte e shoqëruar nga ambasadori francez në Maqedoni, Christian Thimonier.
Tangi ka thënë se janë bërë orvatje të mëdha dhe përparim i Qeverisë në planin e reformave dhe integrimeve evropiane. Ajo në takim ka theksuar se duhet garancë se do të realizohen gjitha reformat, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ndërkohë, kryeministri Zaev ka thënë se reformat realizohen në koordinim me delegacionin e BE-së dhe të përcaktuar për politikat e mira fqinjësore, konstruktivitet dhe bashkëpunim me gjitha shtetet.
Zaev dhe Tangi në takim kanë shprehur qëndrim të përbashkët se kyçe për eurointegrimet e vendit, por edhe për të mirën e qytetarëve është vendosja e shtetit të së drejtës, respektimit të institucioneve dhe ligjeve./Telegrafi/