Site icon Telegrafi

Tani fëmijët po i kthejnë në bomba: 7-vjeçarja kamikaze shpërthen brenda një stacioni policie në Siri (Video)

Një vajzë shtatë vjeçare me qetësi ishte futur në një stacion policie në Damask para se të hidhte veten në ajër, kanë raportuar mediat siriane.

Shpërthimi në lagjen e populluar Midan të kryeqytetit sirian janë plagosur tre policë, ka thënë e përddtishmja Al-Watan, e cila është e afërt me qeverinë, përcjell Telegrafi.

“Një vajzë shtatë-vjeçare hyri në stacionin policor, mbante një brez që u aktivizua nga larg”, ka shkruar gazeta.

Një burim i policisë ka thënë se vajza e vogël ishte paraqitur si e humbur dhe kishte kërkuar për të përdorur banjo kur eksplozivi shpërtheu.

Pamjet e filmuara tregojnë vendin e ngjarjes, në qendër të Damaskut, ku shfaqen pjesët e ndërtesës të shndërruar në rrënoja nga shpërthimi.

Në një fazë të raportimit, kamera tregon pjesët e trupit të fëmijës.

Pajisja shpërthyese e vajzës thuhet se u aktivizua nga “urdhëruesit e saj”, të cilët ishin jashtë ndërtesës në atë kohë. /Telegrafi/


Exit mobile version