Telegrafi

Tandemi Haaland-De Bruyne shfryhen në Lutonin, kalojnë Man Cityn në çerekfinale të FA Cup

Manchester City ka shkatërruar Lutonit në fazën e 1/8-së së FA Cup, duke e mposhtur 6-2.

Citizens realizuan dy gola pa u mbushur 20 minuta minuta lojë, duke e bërë praktikisht kualifikimin një formalitet.

Në minutën e tretë Kevin de Bruyne, pasi avancoi në thellësi të zonës, asistoi në qendër Erling Haalandin, që nuk e pati të vështirë për ta dërguar topin në rrjetë.

Në të 18-tën, nga i njëjti bashkëpunim De Bruyne – Haaland erdhi goli i dytë i skuadrës së Guardiolës.

Në të 40-tën realizon sërish Haaland, i shërbyer po nga De Bruyne.

Pjesa e parë u mbyll me një gol fantastik nga Clark (45’), që ngushtoi epërsinë e Cityt 3-1.

45 minutat e dytë nisën më mirë për vendasit, që realizuan sërish nëpërmjet Clark (52’) për rezultatin 3-2.

Por, Haaland dhe De Bruyne vazhduan bashkëpunimin e tyre për rezultatin 4-2, kur norvegjezi realizoi në minutën e 55-të.

Bernardo Silva e prishi tandemin, duke asistuar te Haalandi pas tre minutash për rezultatin 5-2.

Për 6-2 u përkujdes Mateo Kovacic, që u asistua nga John Stones në minutën e 72-të, për të vulosur kështu kalimin në çerekfinale të FA Cup. /Telegrafi/