Tammy Abraham ka thënë se është i gatshëm që ta bartë fanellën me numrin 9 te Chelsea për edicionin e ri.
Gianluca Vialli dhe Jimmy Floyd-Hasselbaink ishin të fundit që kishin suksese me këtë numër, pasi që atëherë kush e ka veshur vetëm ka dëshpëruar.
Somehoë Khalid Boulahrouz, Steve Sidwell dhe Franco di e kanë bartur këtë numër duke dështuar totalisht, pa shënuar fare gol.
Pastaj edhe Mateja Kezman, Fernando Torres, Radamel Falcao, Alvaro Morata, Gonzalo Higuaín kanë dështuar të tregojnë diçka dhe pse kanë pasur karrierë të mirë.
Tashmë 21 vjeçari e ka gjetur edhe rrjetën e parë me klubin, dukë shënuar në fitoren 2-1 ndaj Barcelonës dhe atë me fanellën me numrin 9 në shpinë: “Jam i nderuar që do ta bartë numrin 9 te Chelsea”.
“Kam folur me trajnerin dhe më ka pyetur se a jam i gatshëm që ta marr këtë fanellë. I thash ‘po, jam gati’, dhe jam i lumtur që mu afrua. Kam dëgjuar për dështimet me këtë numër, por unë jam këtu të luaj dhe ta jap më të mirën”, ka thënë Abraham për Daily Mail.
Abraham sezonin e shkuar shënoi 25 gola në 37 ndeshje për Aston Villan. /Telegrafi/