Atleti nga Etiopia, Tamirat Tola ka fituar gjatë ditës së sotme (e shtunë) maratonën e meshkujve, duke vendosur gjithashtu edhe rekord olimpik në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.
Kemi arritur në ditën e parafundit të Lojërave Olimpike 2024, por gjërat vështirë se po mbyllen në Paris me medalje të shumta për t’u fituar dhe asgjë për të zgjedhur midis SHBA-së dhe Kinës në krye të tabelës.
Megjithatë, gara e sotme e maratonës është një garë e cila nuk sheh fitues nga këto dy shtete, por zakonisht nga vendet afrikane.
The top 10 at the #Paris2024 Men’s Marathon 👏
2-time Olympic marathon champion, Eliud Kipchoge DNF’ed the race.#CloserToYourChampions pic.twitter.com/ZasIkujO7r
— SuperSport 🏆 (@SuperSportTV) August 10, 2024
I tillë është Tamirat Tola i Etiopisë, i cili ka fituar ditën e sotme medaljen e artë në maratonën e meshkujve, prej 42.195km.
Atleti etiopian ka arritur ta përshkoj maratonën e ndërlikuar me një kohë të shkëlqyer dhe rekord olimpik prej 2:06.26.
Tamirat Tola in gold🥇
The Ethiopian takes the #Paris2024 Olympic marathon title by breaking the Olympic record on the toughest course in history!Well done 🤩
–
Une performance Or norme🥇
L’éthiopien Tamirat Tola décroche le titre Olympique du marathon de #Paris2024 en… pic.twitter.com/YHpAHxMMQy— Paris 2024 (@Paris2024) August 10, 2024
Bashir Abdi i Belgjikës kaloi vijën i dyti, për të fituar medaljen e argjendtë, ndërsa Benson Kipruto nga Kenia fitoi të bronztën.
Në pozitën e katërt përfundoi britaniku Emile Cairess, ndërsa pas tij etiopiani Deresa Geleta, japonezi Akira Akasaki dhe Tebello Ramakongoana nga Lesoto i shtati. /Telegrafi/