Pesë vite më parë një video e një qytetari nga Skenderajt ishte bërë virale, e gjithë kjo për shkak se ai kishte thënë “ma kanë votuar votën”.
Shpërndarja e madhe e kësaj videoje në rrjetet sociale dhe talljet e shumta që ishin bërë ndaj tij, e kanë detyruar atë që ta braktisë Kosovën dhe të jetojë jashtë vendit, transmeton Telegrafi.
Bashkim Asllani, vëllai i personi në fjalë ka thënë për RTV Dukagjini, së nuk ndjehen mirë për talljet që ishin bërë ndaj vëllait të tij dhe se ai kishte dashtë vetëm të raportojë për parregullsitë.
“Nuk ndihemi mirë sepse ishte bërë e tepërt, jemi shumë të zhgënjyer për shkak të kësaj ai më nuk jeton në Kosovë. Ne kur kemi shku me votu, e kemi parë që dikush ka votuar për ne”.
Ndryshe, sot në Kosovë janë duke u mbajtur zgjedhjet e parakohshme parlamentare./Telegrafi/