Kevin Sjuts e ka postuar në rrjetet sociale një fotografi, ku shfaqet një i ri nga Nebraska e Shteteve të Bashkuara që kishte prerje të pazakontë të flokëve.
Tërë koka e adoleshentit kishte flokë të prerë shkurt, pos një shiriti që bashkohej me të dyja anët e mjekrës, transmeton Telegrafi.
Meqenëse nuk dihej pse e ka këtë stil bizar, shikuesit kanë lënë komentet të ndryshme lidhur me të.
Dikush ka shkruar se ai e ka humbur bastin dhe shokët e kanë detyruar të shtrembërohej, teksa një tjetër ka menduar se nuk ka pasur pasqyrë te stilisti i flokëve.
“Sikur ta heqë këtë pjesë, i shpërbëhet tërë fytyra”, është një nga komentet e shumta lidhur me rastin.
Në vend të komentimeve, dikush i ka dërguar edhe fotografi me njerëz që kanë prerje gati të njëjtë flokësh. /Telegrafi/