Në një lagje të kryeqytetit të Anglisë, është ndërtuar ‘Spire London’ që deri më tani ka kushtuar rreth 900 milionë euro.
Megjithëse godina 67-katëshe ka arkitekturë moderne dhe është shumë luksoze, mënyra se si duket nga lartë, ka bërë që shumë njerëz të tallen me të, transmeton Telegrafi.
N[se shikohet nga sipër, vërejmë se merr formën e organit gjenital të mashkullit.
Për ndërtesën ku një apartament kushton afro 700 mijë euro, që tani po përdoren mahi të ndryshme, për diçka që nuk besohet të jetë bërë me qëllim.
“Është e vendosur pranë aeroportit dhe i ‘përshëndet’ të gjitha vizitorët”, është një koment për godinën që hapet më 2020.
Ndryshe, pronarët e banesave të objektit ekologjik dhe me teknologji të lartë, do të kenë qasje në kinema, pishinë, sallë fitnesi dhe lokal nate. /Telegrafi/