Në Britani të Madhe është fotografuar një grup i të rinjve, duke mbajtur në duar thika të mëdha dhe shufra, në përpjekje që të frikësojnë adhuruesit e skuadrës rivale të futbollit.
Mirëpo, përdoruesit e rrjeteve sociale, janë tallur me ta duke i vënë në pozita të ndryshme dhe qesharake, transmeton Telegrafi.
Atyre i janë vendosur fshesa në njërin editim, një qen në karrocë apo edhe qese kinse kanë dalë për të bërë pazar.
Policia është duke bërë hetime, për grupin që nuk dihet saktësisht se ku janë fotografuar.
“Kanë fytyrën sikur të bebeve, më shumë frikësojnë vetën se dikë tjetër”, është një koment lidhur me rastin. /Telegrafi/