Telegrafi

Tallja e tifozëve të Unitedit me Januzajn

Tifozët e Manchester Unitedit e kanë kritikuar Adnan Januzajn për paraqitjen jo të mirë të hënën mbrëma ndaj Evertonit.

Mesfushori shqiptar u huazua në Sunderland nga Djajtë e Kuq muajin e kaluar, por në humbjen 3-0 nga Evertoni, ai dëshpëroi me paraqitjen, transmeton Gazeta Olle.

Lexo po ashtu Januzaj është shpresa e vetme e Kosovës

Tifozët e Unitedit e kanë turpëruar me komente të ndryshme, duke kërkuar nga ai që të mos kthehet më në Old Trafford, shkruan givemesport.com.

Madje, një tifoz duke kujtuar kohën kur Januzajn e kërkonin shumë përfaqësuese, në vend të Kosovës ia ka preferuar të zgjedhë San Marinon.

Më poshtë mund t’i lexoni disa prej komenteve në rrjetet sociale:

https://twitter.com/DonClyt/status/775437929099452416

https://twitter.com/_unearthlychild/status/775436918532243463