Nuk është hera e parë që mesazhet e publikuara në profilet e saj në rrjetet sociale, nxisin diskutime, duke krijuar një stuhi të vërtetë.
Këtë herë modelja Nina Moric ka shpërthyer në argumentin e futbollin, dhe në veçanti iu dedikua dje supersfidës së Seria A, të zhvilluar në “San Paolo” mes Napoli dhe Juventus, e përfunduar në barazim 1-1.
Në objektivin e vajzës së shfaqjeve ka përfunduar Gonzalo Higuain, apo më saktë “ish-i” madhështor i sfidës, për herë të parë në këtë cilësi në atë që deri sezonin e kaluar ishte shtëpia e tij, Napoli.
Modelja Moric ka drejtuar gishtin pikërisht te gjendja fizike e Pipitas duke publikuar një foto me dixhiturën me përmbajtje ironike për të evidentuar edhe më shumë mbipeshën e argjentinasit: “Për të gjithë ata që kritikojnë Higuain: Do të dëshiroja t’ju shihja ju të luanit futboll në muajin e shtatë të shtatëzanisë”.
Fjalë që kanë nxitur menjëherë reagimin e tifozëve bardhezinj, të cilët kanë marrë në mbrojtje sulmuesin e tyre.