Një grua për pak sa nuk pësoi sulm në zemër, kur bashkëshorti i saj tentoi të tallej me të duke u shtirur kinse po e hedh pa dashje nga kati i dytë birin e tyre.
Ai ishte shtrirë në dyshemenë e korridorit të katit të dytë të shtëpisë, dhe po shtirej kinse është duke luajtur me djalin e tyre, por në fakt bëhej fjalë për një kukull, transmeton Telegrafi.
Dhe në një moment duke tentuar t’i bëjë një sallto e hedh nga kati i dytë, derisa gruaja vrapon e tmerruar duke menduar se është djali i tyre.
Për ta bërë situatën sa më reale, ai fillon të vrapojë së bashku me gruan drejt katit të parë dhe pasi që nëna arrin t’ia heq maskën “djalit”, e kupton se bëhet fjalë për kukull, ndërsa burri i saj fillon të qesh. /Telegrafi/