Telegrafi

Tallet me djalin e Trumpit, suspendohet nga puna (Foto)

Një autore amerikane është suspenduar nga puna për shkak që u tall me djalin  e presidentit amerikan, Donald Trump.

Rich, e cila shkruante komedia për emisionin Saturday Night Live postoi një tallje për djalin e presidentit, Barron Trump.

Rrjeti televizic NBC ende nuk ka komentuar zyrtarisht suspendimin e saj.

Ajo kishte shkruar: “Barron do bëhet gjuajtësi i parë amerikan i shkollës së mesme”.

Rich, pranoi poashtu shumë kritika për postimin të cilin tashmë e ka fshirë, transmeton gazetametro.net

Madje, ajo edhe ka kërkuar falje për një gjë të tillë.