Site icon Telegrafi

Tallej si fëmijë për ngjyrën e lëkurës, u shpall dhe po kundërshtohet si më e bukura e Japonisë! (Video)

Priyanka Yoshikawa, e cila i përket dy përqindëshit të popullsisë indiano-japoneze, ia ka dalë të zgjidhet si më e bukura e Japonisë. Por, tek juria dhe organizatorët janë drejtuar kritika të mëdha.

Meqenëse ngjyra saj dhe tiparet e fytyrës nuk janë të njëjta me ato të shumicës, 22-vjeçarja mendohet se nuk do ta përfaqësojë denjësisht Japoninë në konkurse ndërkombëtare, transmeton Telegrafi.

Në anën tjetër, stërvitësja e elefantëve pretendon se do ta bëjë të pamundurën për ta dhënë më të mirën nga vetja që ta shfaq vendin e saj sa më mirë.

Vajza që dikur është tallur për shkak të ngjyrës së lëkurës, tani është e vendosur që ta luftojë racizmin dhe të bëjë më shumë për të drejtat e njeriut. /Telegrafi/

Exit mobile version