Site icon Telegrafi

Talibanët rrahin e torturojnë gazetarët e Etilaat Roz, kryeredaktori: Mund t’i kishin vrarë

Etilaat Roz ishte një prej gazetave ditore më të mëdha afgane e cila pas rënies së Kabulit ndërpreu publikimin dhe është vetëm online.

Gazetarët e kësaj gazete raporton Top Channel, vijojnë të jenë në terren për ta mbajtur gjallë këtë media të shkruar tashmë online.

Ditën e sotme sic edhe shihet nga këto foto pesë gazetarët e saj u torturuan duke u rrahur barbarisht prej talibanëve.

Arsyeja sepse ata po mbulonin protestën e grave afgane të cilat kërkojnë nga qeveria e re e Talibanëve mos tu kufizohen të drejtat.

Zaki Daryabi kryeredaktor i kësaj gazete për këtë ngjarje shkruan në Twitter:

“Gazetarët e mi dhe kolegët jo vetëm u ngacmuan por u arrestuan dhe u torturuan. Janë torturuar për katër orë. Ata pësuan humbje ndjenjash po në mënyrë të pamëshirshme torturat vazhduan. Ata kanë dëmtime ekstreme në të gjithë trupin. Ata edhe mund të ishin vrarë”.

Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu thotë një organizatë ndërkombëtare gazetarësh mundi të nxjerrë nga Afganistani disa prej gazetarëve të Etilaatroz të cilët janë strehuar në vendin tonë.

Ndër vite gazetarët e Etilaatroz janë fitues të disa çmimeve ndërkombëtare për investigimet e tyre që lidheshin me korrupsionin e pafund në Afganistan, nepotizmin si dhe një skandal me një minoritet të atjeshëm.

Kjo gazetë u themelua në vitin 2001 nga Zaki Daryabi pas mori një shume prej 12.000 dollarë dhuratë nga dy miq.

Exit mobile version