Site icon Telegrafi

Talibanët nisin sulm të ri ndaj qytetit afgan Kunduz

Militantët talibanë kanë nisur një sulm të koordinuar në qytetin Kunduz të Afganistanit. Militantët sulmuan nga katër anët e qytetit, menjëherë pas mesnatës.

Mahmood Danish, zëdhënës i guvernatorit të provincës, tha se forcat afgane i janë përgjigjur sulmit.

Zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujahid, tha se sulmuesit kanë kapur disa pika kontrolli në qytet.

Kunduzi, shtatorin e kaluar, ka rënë për disa ditë nën kontrollin e talibanëve, por forcat qeveritare, të mbështetura nga NATO-ja, e kanë rikthyer atë.

Ofensiva e re vjen përpara një konference të madhe ndërkombëtare, që do të mbahet të martën në Bruksel.

Në këtë takim, partnerët ndërkombëtarë të Afganistanit do të diskutojnë fondet për këtë vend. /kp/

Exit mobile version