Site icon Telegrafi

Talevski merret në pyetje për lëndën ‘Transportuesi’

Kryetari i komunës së Manastirit para disa minutave ka arritur në Gjykatën Themelore Shkupi 1 ku duhet të jep deklaratë si i akuzuar në rastin ‘Transportuesi’, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Këtë lëndë e hapi Prokuroria Speciale Publike duke dyshuar për hapjen dhe shpërndarjen jo të ligjshme të tenderave për shëtitjen e nxënësve nëpër shkollat e Manastirit.

Talevski në gjykatë erdhi me avokatin e tij Nikolla Dodovski, avokat edhe i ish kryeministrit Gruevski./Telegrafi/

Exit mobile version