Deputeti Mile Talevski nga LSDM në emisionin Klan Debat hodhi akuza për OBRM-PDUKM-në se po bllokon Kuvendin në momentin kur nuk i duhet shtetit.
”Ajo e cila është e pafytyrë nga ana OBRM-PDUKM-së se kur ishte momenti më i vështirë i vendit për sjelljen e ligjeve për ndihmë të qytetarëve në kohën e Covid pakove ata nuk kanë kontribuar dhe tani kur kemi më shumë nevojë ata bojkotojnë kuvendin”, tha Talevski.
Ndryshe, seanca e sotme parlamentare ka vijuar me akuza të ndërsjella se kush është më shumë e kush më pak prezent dhe flet.
Qeveria e vlerëson këtë debat si shkatërrues, ndërsa opozita thotë se bëhet fjalë për kundërshtimin e një makinerie votimi.