Kryetari i komunës së Manastirit, Vlladimir Taleski, i akuzuar për rastin “Transportuesi”, sot është paraqitur në Prokurorinë speciale publike, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Taleski ishte i shoqëruar nga avokati i tij Nikolla Dodevski i cili mbrojti edhe ish ministrat, Gordana Jankullovska dhe Mile Janakieski, dhe më parë edhe Nikolla Gruevskin.
Para se të hyjë në ndërtesën e PSP, Taleski është kthyer kah gazetarët dhe në pyetjen “A ndjeheni fajtor”, ai vetëm ka buzëqeshur. /Telegrafi/