Site icon Telegrafi

Taleski gjendet në burg shtëpiak, por akoma udhëheq me komunën e Manastirit

Kryetari i komunës së Manastirit, Vladimir Taleski e udhëheq komunën nga shtëpia, sjell vendime dhe nënshkruan dokumente të cilët nëpunësit komunal ia sjellin në shtëpi, edhe pse tashmë 28 ditë gjendet në burg shtëpiak, kanë pohuar për Telma këshilltarët komunal nga radhët e opozitës, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ata kanë pyetur përse Taleskit nuk i janë marrë autorizimet dhe pse ai ka qasje në dokumentacionin e komunës, kur masa paraburgim i është shqiptuar për parandalimin e mundësisë për arratisje, ndikim ndaj dëshmitarëve, shkatërrim dhe falsifikim të gjurmëve të veprës penale.

Në seancën e ardhshme të Këshillit komunal të Manastirit e cila duhet të mbahet në fund të këtij muaji, këshilltarët e opozitës sërish do të kërkojnë dorëheqje nga Taleski dhe emërimin e një zëvendëskryetari deri në zgjedhjet e ardhshme lokale.

“Komuna nuk mund të funksionojë me një kryetar komune i cili gjendet në burg shtëpiak, që vërtetohet edhe me paushallët e papaguar mujor” thonë nga opozita.

Nga vetëqeverisja lokale e Manastirit thonë se nga aspekti teknik komuna funksionon në kufi të normales, por mungesa e kryetarit ka ndikim të caktuar në dinamikën e realizimit të projekteve, por nuk ka vonesa dhe probleme lidhur me paushallët dhe pagat, as madje edhe me transferimet tjera./Telegrafi/

Exit mobile version