Mund të thuhet se në 2016 kryetari i Komunës së Manastirit është ai që ka pësuar më shumë. Nga të gjithë të dyshuarit dhe akuzuarit e PSP-së, ai është i vetmi që mori arrestin shtëpiak, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Faktor” njofton se nëse Talevski i shënon në letër tre muajt e kaluar, me siguri nuk do të ketë shumë për të shënuar.
Taleski është i dyshuari i parë në rastin “Transportuesi”, së bashku me 22 persona tjetë për keqpërdorim të detyrës dhe përvetësim të 360 mijë euro.
Emrin e tij si i dyshuar kriminel e mori presidenti Gjorge Ivanov, i cili e fali atë së bashku me 53 persona tjerë nga udhëheqësia e lartë e OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/