Kryetari i komunës së Manastirit, Vlladimir Taleski është pajisur me veturë të re nga buxheti i komunës. Vetëm disa muaj para fundit të mandatit të tretë, Taleski veturën zyrtare “Citroen C4” e ndërroi me “Peugeot 508”, por nuk ka të dhëna të sakta sesa para ka shpenzuar për këtë veturë, përcjell Telegrafi Maqedoni nga Meta.
Këshilltari i PLD-së, Valentin Gruevski, të premten nga foltorja akuzoi se buxheti për vitin 2016 ka qenë “listë dëshirash nga kryetari Vlladimir Taleski”.
“Çfarë tregojnë shifrat për këtë vit? Manastiri do të ketë një prej dy buxheteve më të këqija në shtatë vitet e fundit. Manastiri do të ketë realizim më të dobët të shpenzimeve kapitale prej 40%. Manastiri ka realizuar vetëm 11% nga të hyrat tatimore. E vetmja gjë që është 100%, është në blerjën e veturave. Edhe Vlladimir Taleski tani vozitet me veturë të re”, tha Gruevski në debatin për realizimin e buxhetit të komunës së Manastirit për tremujorin e tretë të këtij viti.
Nga shërbimet e kryetarit të komunës që janë të ngarkuar për përpilimin e buxhetit thonë se tre makinat që i ka blerë Taleski nuk janë risi, sepse janë marrë para disa muajve, por se tani opozita po e aktualizon temën.
Koordinatori i grupit të këshilltarëve të OBRM-PDUKM-së, Igor Haxhiev, thotë se nuk e din sa kushton “Peugeot-i” i ri i Taleskit, por se Këshilli e ka votuar blerjen e veturës. /Telegrafi/