Gjesti i jurisë në talent shoun “Schweizer Talente” ka shkaktuar zemërim të madh te publiku.
Vajza me emrin Connie u paraqit në këtë shou për të shprehur talentin e saj, por juria u tregua e padurueshme duke mos e pritur deri në fund performancën e saj, transmeton Telegrafi.
Artistja filloi vizatimin e saj me shkumës në dërrasë dhe mori katër “JO” nga anëtarët e jurisë, por kjo nuk e ndali atë të përfundoi punën e saj.
Në përfundim të këtij vizatimi doli krejtësisht diçka tjetër që mahniti publikun duke turpëruar jurinë për vendimin e marrë.
Juria shprehu keqardhje dhe kthehu mbrapsht vendimin e tyre duke i dhënë shans për raundin e ardhshëm Conniet./Telegrafi/.
https://www.youtube.com/watch?time_continue=161&v=iMj5kkcHxSU