Tetëvjeçarja shqiptare që shkëlqeu në “France Got Talent” duke u radhitur në vendin e tretë, arriti që ta ngrejë në këmbë edhe publikun belg në Bruksel me performancën e saj.
Fjala është për Erza Muçollin, vogëlushen nga Kosova e cila fitoi diskun e artë gjatë një koncerti për fëmijë në Belgjikë, shkruan Indeksonline.
Atmosfera që krijoi vogëlushja u paraqit përmes disa videove të publikuara nga këngëtari Shaqir Cërvadiku në Facebook, derisa ky i fundit ishte i ftuari special i babait të Erëzes.
Më poshtë postimi i plotë i Cervadikut:
Sonte ERZA MUQOLLI e ngriti ne këmbë publikun belg ne Bruksel.
Sonte Ylli i këngës per fëmijë ERZA mori edhe e diskun e artë per Belgjikë,pasi me parë kishte marrë diskun e diamantit ne Francë dhe diskun e artë ne Zvicer Luksemburg etj
Sonte nji mbremje e mrekullueshme nga koncerti i madh live në Bruksel i kengetares shqiptare Yllit – ERZA MUQOLLIT dhe grupit “Kids United” ne sallen e madhe perplot- Forest National me 6500 spketatorë.
Kisha nderin të jem mysafir i familjes Muqolli ne ket koncert pasi baba i saj Mehmeti ishte nxënës i imi ne shkollën e mesme.
Foto e video nga atmosfera ne Bruksel.