Site icon Telegrafi

Talenti/ja nga Tajlanda mahnitë jurinë (Video)

Nanita Khumpiramon e prezantoi veten në shoun e talenteve para se të niste të këndonte një baladë dashurie.

Zëri i saj femëror e la publikun gojëhapur. Por derisa tre anëtarët e jurisë u magjepsën me zërin e talentes 27-vjeçare, këngëtarja kthehet në këngëtar dhe lë jurinë të stepur.

Pasi kishte mashtruar të gjithë këngëtari trans seksual vazhdoi të këndojë pjesën e mbetur të këngës “Unlovable” me zërin e tij “të vërtetë”. Por në fund, paneli i jurisë mbeti i mahnitur.

Të tre anëtarët votuan për këngëtarin që të paraqitet në fazën tjetër të garës. /Telegrafi/

Exit mobile version