Mesfushori sulmues holandez Xavi Simons, ka një fillim ëndrrash në klubin e tij të ri PSV Eindhoven, të cilit iu bashkua këtë verë pas skadimit të kontratës së tij me PSG.
Ai bëri debutimin e tij për gjigantët holandez më 30 korrik në ndeshjen e Superkupës së Holandës në të cilën PSV fitoi trofeun.
Simons tashmë shkëlqeu në atë ndeshje dhe shënoi në debutimin e tij, edhe pse luajti vetëm 17 minuta.
Ai asistoi në raundin e parë të Eredivisie holandeze kundër Emmen, ndërsa në raundin e dytë kundër Go Ahead Eagles shënoi dy gola dhe shtoi një asistim.
📞 ‘Morning @xavisimons, ready to go to Glasgow?’ 😏#RANPSV #UCL pic.twitter.com/4J60BV5zdg
— PSV (@PSV) August 15, 2022
Simons mori çmimet e lojtarit të ndeshjes në të dyja ndeshjet e kampionatit holandez. Sa i përket garave evropiane, ai luajti 15 minuta në duelin kundër Monacos.
Deri më tani ai ka shënuar tre gola dhe duke regjistruar dy asistime në gjithsej 212 minuta.
Xavi Simons for PSV so far:
☑️4 games
⏱️212 minutes
⚽️3 goals
🅰️2 assists19 years of age. Fantastic start to his new adventure! pic.twitter.com/qcHwVm7wxS
— Football Talent Scout – Jacek Kulig (@FTalentScout) August 13, 2022
PSV padyshim mori një përforcim të madh me të cilin nënshkroi kontratë deri në vitin 2027.
Koha do të tregojë nëse dhe sa gabim kishte PSG duke hequr qafe këtë talent holandez. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=Wf3OpVCTczA&ab_channel=FTBLPROD