Telegrafi

Talenti i Unitedit, gol sensacional ndaj Brazilit (Video)

Ylli i ri i Manchester Unitedit, Angel Gomes, është bërë sensacion në internet pas një goli të bukur që shënoi të premten.

15-vjeçari ka aftësi të shumta në fushë, ashtu që tifozët e Djajve të Kuq mezi preson ta shohin në ekipin e parë.

Krahas golave të mrekullueshëm që shënon në ndeshjet e Akademisë së Unitedit, ai ka tërhequr vëmendje me një gol që ia shënoi Brazilit me fanellën e Anglisë në ndeshjen e skuadrave nën 16 vjeç. /Telegrafi/